Politike

Demokracia e Re nis prezantimin e listës, media greke: I pranishëm dhe vëllai i kandidatit për eurodeputet, Fredi Belerit

Një total prej 42 personash përbëjnë fletën e votimit evropian të "Demokracia e Re".

15 Prill 2024, 18:05 Nga r.ll
Demokracia e Re nis prezantimin e listës, media greke: I pranishëm dhe
leonardo beleri

GREQI- Në Greqi, partia Demokracia e Re ka nisur prezantimin e fletës së votimit për zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Aktiviteti prezantohet nga Aristotelia Peloni, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Një total prej 42 personash përbëjnë fletën e votimit evropian të "Demokracia e Re". Kandidatët për eurodeputetë ishin ndër të parët që mbërritën në Konservatorin e Athinës ku po zhvillohet ngjarja.

I pranishëm në aktivitet është edhe Leonardo Beleri, vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, i cili ndodhet në burgjet shqiptare dhe do të jetë kandidat për eurodeputet me ND. 

Ndërkohë, Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua me 12 maj të 2023, pasi u kap duke blerë vota. 

demokracia e re fredi beleri leonardo beleri

Sondazh

Poll