Politike

Kryemadhi përjashtohet nga PL? Zbardhen propozimet e Metës për ndryshimet statuore

Meta solli edhe shembullin e PD-së kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë të mirë për formacionin politik.

15 Prill 2024, 16:30 Nga r.ll
Kryemadhi përjashtohet nga PL? Zbardhen propozimet e Metës për
ili rmeta dhe monika kryemadhi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.

Konkretisht propozimi do të jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë, sipas gazetarit Osman Stafa.

Ilir Meta në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do të luftojë nepotizimin në partinë që në vitin 2017-te ia dorëzoi Monika Kryemadhit, për t’u marrë postin si Presidenti i Shqipërisë. Më tej, Meta solli edhe shembullin e PD-së kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë të mirë për formacionin politik.

 

ilir meta monika kryemadhi pl

Sondazh

Poll