Politike

Arrestimi i Ervin Muçës/ Çuçi: Mu propozua nga drejtori i Policisë së Shtetit, i plotësonte kriteret për detyrën

Çuçi tha se Muça është rekrutuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm dhe se emërimi i tij u bë pas propozimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

15 Prill 2024, 17:56 Nga r.ll
Arrestimi i Ervin Muçës/ Çuçi: Mu propozua nga
bledi çuçi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi, ka folur sot për mediat lidhur me arrestimin e ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Çuçi tha se Muça është rekrutuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm dhe se emërimi i tij u bë pas propozimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Çuçi shtoi se Muça i plotësonte të gjitha kriteret për t’u emëruar në atë detyrë. 

“Ai është marrë për një kohë të gjatë me menaxhimin e këtyre strukturave shtetërorë të teknologjisë së informacionit. Në dijeninë time ka qenë edhe në Ministrinë e Financave. Unë kam qenë Ministër kur Drejtori i Përgjithshëm e ka propozuar për të drejtuar departamentin në polici, si një përgjigje për të rritur kapacitetet dhe terreni që ne shohim, merren më të mirët. Në dijeninë time dhe në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kriteret dhe ishte një rekrutim normal. Ka qenë një nga propozimet më profesionale që më ka ardhur”, tha Çuçi.

 

bledi çuçi ervin muça

Sondazh

Poll