15 Prill 2024, 14:26
Nga N.F
Ilir Meta
TIRANË- Ditën e sotme Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë. Gjatë kësaj mbledhjeje kryetari i PL-së, Ilir Meta propozoi emrat për Sekretar në Qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.
Në Tiranë, Meta propozoi emrin e Erisa Xhixhos, ndërsa në Korçë, Tedi Blushin. Meta po ashtu bëri me dije se të premten më 19 prill do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri.
Ai shtoi duke u bërë thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online. Sipas Metës do diskutojnë edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.
Fjala e Metës:
Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon dhe Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi. Propozoj krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme.
Dua të ftoj edhe 840 delegatët që do të marrin pjesë në Pallatin e Kongreseve edhe 2 mijë të ftuar e tjerë, për të qenë sa më aktiv dhe për të dhënë mendimet e tyre. Besoj të premten do të mblidhet Komuniteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri që do të jenë të hapura nga e premtja që vjen deri në momentin që do të firmoset.
I bëj thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online. Do diskutojmë më pas edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.
pl meta sekretar tirane korce
Politike
15 Prill 2024, 14:26
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot lidhur me lajmin për tërheqjen e kompanisë S...
Politike
15 Prill 2024, 14:18
M.B
Komisioni
TIRANA- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me debate me deputetëve. Në mble...
Politike
15 Prill 2024, 13:42
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka deklaruar se derdhja e qumështit në hyrje të Kuvendit jav&eu...
Politike
15 Prill 2024, 13:16
M.B
Komisioni
TIRANA- Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar sot planin e punës për muajt në vijim. Takimi i radh&eu...
Politike
15 Prill 2024, 12:52
M.B
Harta
TIRANA- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkimet për kompaninë që do të monitorojë zbatimi...
Politike
15 Prill 2024, 12:25
N.F
Komisioni i Shëndetësisë
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka...
Politike
15 Prill 2024, 12:18
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tira...
Politike
15 Prill 2024, 12:07
N.F
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur një deklaratë para mediave ditën e sotme. Gjat&...
Politike
15 Prill 2024, 12:08
I.A
Komisioni
TIRANË- Me debate është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë...
Politike
15 Prill 2024, 11:28
I.A
Albana Kociu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është përgjigjur ditën e sotme për zjar...