Bota

Ukraiana: Pjesët nga raketa e rrëzuar ruse plagosën 12 persona

Lysak tha se mbetjet ranë në një vendbanim të njohur si Komuniteti Liubymivska.

15 Prill 2024, 08:57 Nga M.B
Ukraiana: Pjesët nga raketa e rrëzuar ruse plagosën 12 persona
Foto ilustruese

UKRAINA- Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, tha se pjesë nga një raketë e rrëzuar ruse ranë në një vendbanim jashtë qytetit qendror të Ukrainës, Dnipro të dielën, duke plagosur 12 persona. Lysak tha se mbetjet ranë në një vendbanim të njohur si Komuniteti Liubymivska.

Mësohet se një fëmijë ishte mes të plagosurve dhe më shumë se 30 shtëpi private pësuan dëme. Lysak tha se forcat ruse përdorën artileri në 11 sulme në qytetin e Nikopol, një objektiv i shpeshtë përballë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia.

Në rajonin e Donetskut, pika qendrore e përparimit të ngadaltë të Rusisë në Ukrainën lindore, guvernatori Vadym Filashkin tha se një bombë ajrore goditi një bllok apartamentesh pesëkatëshe në qytetin Ocheretyne, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll