15 Prill 2024, 07:59
Nga M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
LEZHA- Media italiane "La Repubblica" i ka kushtuar një artikull marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për vendosjen e emigrantëve në zonën e Lezhës. Në artikullin e prestigjozes italiane thuhet se qendra e pritjes nuk do të jenë gati në 20 maj, por rreth datës 10 nëntor.
Media italiane shkruan se dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet. Sipas artikullit, kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër, duhet të konsiderohen buxhet shtesë pasi punimet që i janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro.
Artikulli shton se në ditët në vijim, Ministria e Brendshme italiane do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Sipas La Repubblica, në shqyrtim janë ofertat e tre kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrësit.
Artikulli i plotë i La Repubblica:
Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu shkruhet në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri. Të cilat, megjithatë, sipas synimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe mbi të gjitha tenderit për menaxhimin e qendrave, duhet të hapnin hapur dyert në datën 20 maj.
Sheshet e ndërtimit sapo u hapën, do të duhen muaj
Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e parë, po kryen inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë. Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj, do të kalojë e gjithë vera. Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet. Sepse shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t'i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa i përket strukturave, nënkontraktat.
Fondet ekstrabuxhetore të devijuara
Gjithashtu kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër, duhet të konsiderohen buxhet shtesë. Punimet që i janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro. Para të cilat pjesërisht janë marrë nga një projektligj që ka të bëjë me përdorimin e fondeve të Pnrr, siç nënvizuan përfaqësuesit e opozitës.
“Çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë, thotë Matteo Mauri. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”.
Është dhënë tenderi për menaxhimin e qendrave
Në ditët në vijim Ministria e Brendshme do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tre kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrësit. Ende për t'u shpallur është ai për furnizimin me module parafabrikate që do të vendosen në zonat kur inxhinierët dhe nënkontraktorët të kenë përfunduar gërmimin e tyre, rikuperimin e tyre, ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve, pa kufi shpenzimesh.
marreveshja per emigrantet
Politike
14 Prill 2024, 20:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur si ...
Politike
14 Prill 2024, 20:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve ka folur mbrëmjen e ...
Politike
14 Prill 2024, 20:35
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur si ...
Politike
14 Prill 2024, 18:14
N.F
Salianji
KUÇOVË- Ditën e somte Demokratët kanë zhvilluar një takim me qytetarët në Kuçovë. N&eum...
Politike
14 Prill 2024, 17:19
N.F
Dorjan Teliti
TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti për mes një reagimi në llogari...
Politike
14 Prill 2024, 16:28
N.F
Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi është shprehur se partia opozitare VMRO-DPMNE do të ...
Politike
14 Prill 2024, 12:34
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet iraniane ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", Rama thotë se...
Politike
14 Prill 2024, 09:35
r.ll
igli hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reguar lidhur me sulmet iraniane ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X",...
Politike
13 Prill 2024, 20:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme qytetarëve të Tiranës, të ngrihen ...
Politike
13 Prill 2024, 20:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e tij në tubimin e sotëm poshtë banesës së tij tha...