Politike

"Mali i Zi e arrestoi Dumanin e tij", Berisha: Dumani i Tiranës fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral, meriton me kohë të ishte në burg!

Më tej kreu i PD-së shtoi se Dumani duhet të jetë në burg pasi ai fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral. Sipas Berishës Dumani është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8 për qind, një vit para se ajo të krijohej.

14 Prill 2024, 20:57 Nga N.F
"Mali i Zi e arrestoi Dumanin e tij", Berisha: Dumani i Tiranës
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur si çdo mbrëmje poshtë pallatit ka folur në lidhje me arrestimin e ish-kryeprokurorit special në Mal të zi, Millivoje Katniç, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviç.  Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh Mali i Zi e arrestoi Dumanin e tij dhe se Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg.

Më tej kreu i PD-së shtoi se Dumani duhet të jetë në burg pasi ai fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral. Sipas Berishës Dumani është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8 për qind, një vit para se ajo të krijohej.

"Sot Mali i Zi arrestoi Dumanin e tij, prokurorin special sepse e gjeti njëlloj si Dumanin e Tiranës.
Miqtë e mi! Dumani i Tiranës është një nga kriminelët më të shpifur në historinë e shtetit shqiptar, sepse ai është bërë mburojë e atyre që vendosën modelin e vjedhjeve 100%. Dumani i Tiranës është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8 për qind, një vit para se ajo të krijohej.
Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral.

Dumani është garanti kryesor i krimit monstruoz elektoral të qeveritarëve. Dumani që qëndron në karrige në mënyrë antikushtetuese, në vitin 2016 kishte të deklaruar 3 apartamente. Ndaj dhe njëherë i them atij gazetari që duhet të skuqesh nga shqiptarët, që u fshihje edhe ato që kishte deklaruar vetë Dumani. Pra kur drejtësia qëndron në anën e krimit, kur drejtësia bëhet mburojë e krimit qeveritar, çfarë pritet më?


Pritet vetëm zemërimi popullor, zemërimi qytetar, zemërimi opozitar, fjala e opozitës. Ftoj shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre. Kur qeveria të vjedh dhe gjobit nga mëngjesi në darkë, kur drejtësia shndërrohet në mburojë të shpifur të saj, çfarë mbetet për çdo qytetarët të ndershëm? Mbetet vetëm vendimi, vetëm guximi për të marrë në dorë fatin e tij," tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Berisha bëri thirrje për ngritje të premtën të cilën e cilësoir se ditën e ngritjes si vigan i qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar.

"E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri. Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve.

Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro. Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Tirana! Fitore, fitore, fitore! Fitorja na pret," përfundoi fjalën e tij Berisha.

berisha dumani mali i zi

Sondazh

Poll