Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin/ Arrestohet 63-vjeçari, policia: Po drejtonte mjetin i dehur, nga përplasja u plagosën 3 persona

Sipas njoftimi të policisë rreth orës 17:20, në Shëngjin në afërsi të resortit “Rafaelo” në afërsi të Lapidarit. Mësohet se automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i arrestuari është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

14 Prill 2024, 21:30 Nga N.F
Aksidenti i trefishtë në Shëngjin/ Arrestohet 63-vjeçari,
Pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shëngjin. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona ndërsa policia ka bërë me dije se ka arrestuar autorin i cili shkaktoi ngjarjen. I arrestuari është një 63-vjeçar me inicialet T. N. i cili po drejtonte mjetin i dehur.

Sipas njoftimi të policisë rreth orës 17:20, në Shëngjin në afërsi të resortit “Rafaelo” në afërsi të Lapidarit. Mësohet se automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i arrestuari është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, 39-vjeçarja me inicialet Xh. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Shëngjin/ Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

shengjin aksident arrestim plagosje

Sondazh

Poll