Aktualitet

Nga konflikti për motive të dobëta tek ndërtimi pa leje, arrestohen 2 persona në Elbasan dhe procedohet 1 tjetër

Policia arrestoi 38-vjeçarin me inicale D.U pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë një 46 vjeçar me inicale A. B i cili është jashtë rrezikut për jetën.

14 Prill 2024, 12:55 Nga E. D
Nga konflikti për motive të dobëta tek ndërtimi pa leje,
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohen 2 persona në Elbasan dhe procedohet 1 tjetër. Policia arrestoi 38-vjeçarin me iniciale D.U pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë një 46-vjeçar me iniciale A. B i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 58-vjeçari me iniciale V.N u arrestua pasi pasi në fshatin Katund i Ri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka pushtuar tokën në pronësi të shtetasit R. M., 32 vjeç, për qëllime përfitimi. Ndërkohë policia nisi procedimin për 49-vjeçarin me iniciale I.A pasi u kap duke ndërtuar pa leje, një objekt, në tokën e tij.

Njoftimi i policisë 

Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. U., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin A. B., 46 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këta specialistë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit V. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Katund i Ri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka pushtuar tokën në pronësi të shtetasit R. M., 32 vjeç, për qëllime përfitimi.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke ndërtuar pa leje, një objekt, në tokën e tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Sul Papri", për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin D. R., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll