Bota

Sulmi në Izrael/ Trump ndan mesazhin e vitit 2018 kundër Iranit: Mos i kërcënoni kurrë Shtetet e Bashkuara

Gjithashtu një reagim lidhur me këtë sulm ka bërë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka rishpërndarë një status të tij të vitit 2018.

14 Prill 2024, 17:11 Nga E. D
Sulmi në Izrael/ Trump ndan mesazhin e vitit 2018 kundër Iranit: Mos i
Donald Trump

SHBA- Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael, 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe. Gjithashtu një reagim lidhur me këtë sulm ka bërë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka rishpërndarë një status të tij të vitit 2018.

Trump në reagimin e rishpërndarë i bënte thirrje presidentit të Iranit të tregohej i kujdesshëm në rast kërcënimi të Amerikës, pas Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin dhunën dhe vdekjen.

“Presidentit iranian Rohani: Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara, ose do të pësoni pasoja që pakkush në histori i ka pësuar më parë. Ne nuk jemi më një vend që do të tolerojmë deklaratat e çmendura për dhunë dhe vdekje. Kini kujdes, lexoni postimin!”, shkruante në atë kohë Trump.

Trump e kishte postuar këtë mesazh në vitin 2018 ndërsa tensionet me Iranin u përshkallëzuan. Presidenti i atëhershëm iranian Hassan Rouhani kishte paralajmëruar SHBA-në se një luftë me Iranin do të ishte shkaterrimtare. 

donald trump

Sondazh

Poll