Bota

Tërmet në Napoli, regjistrohen edhe disa pasgoditje

Më pas u regjistruan edhe disa pasgoditje me po të njëjtën magnitudë.

14 Prill 2024, 16:43 Nga E. D
Tërmet në Napoli, regjistrohen edhe disa pasgoditje
foto ilustruese

NAPOLI- Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë ditës së sotme në Itali. Tërmeti u regjistrua me magnitudë 3.7 ballë, në zonën Campi Flegrei. Më pas u regjistruan edhe disa pasgoditje me po të njëjtën magnitudë.

Gjithashtu lëkundjet u ndjenë edhe në komunat Phlegraean, por edhe në lagjet e zonës perëndimore të Napolit, si Bagnoli, Fuorigrotta deri në Vomero dhe Arenella.

Lëkundjet e njëpasnjëshme ka shkaktuar frikë te banorët, ndonëse nuk u raportua për dëme. Por megjithatë Mbrojtja Civile ka qenë në gatishmëri pas ngjarjeve sizmike.

tërmet

Sondazh

Poll