Bota

Zelenskyy bën thirrje për një përgjigje të unifikuar globale ndaj terrorizmit të Iranit dhe Rusisë

Më tej në reagimin e tij Zelenskyy dënoi sulmin e Teheranit ndaj Izraelit i cili u regjistrua mbrëmë. 

14 Prill 2024, 16:57 Nga N.F
Zelenskyy bën thirrje për një përgjigje të unifikuar
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë të lëshuar së fundmi ka bëri thirrje për një përgjigje globale vendimtare dhe të unifikuar ndaj terrorizmit të Iranit dhe Rusisë. Më tej në reagimin e tij Zelenskyy dënoi sulmin e Teheranit ndaj Izraelit i cili u regjistrua mbrëmë. 

“Ukraina dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit me drone dhe raketa Shahed”, shkroi ai në platformën X (ish-Tëitter), duke bërë thirrje për çdo gjë të mundshme për të parandaluar përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.

"Në Ukrainë, ne e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia , e cila përdor të njëjtat dronë Shahed dhe raketa ruse, të njëjtat taktika të sulmeve masive ajrore," shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

“Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh dhe bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve për përhapjen e terrorizmit duhet të përballet me një përgjigje vendimtare dhe të unifikuar nga bota”, tha ai.

“Është e rëndësishme që Kongresi Amerikan të marrë vendimet e nevojshme për të forcuar aleatët e Amerikës në këtë kohë kritike”, theksoi Zelensky.


Ukraina po u kërkon aleatëve të saj më shumë ndihmë ushtarake për të kundërshtuar pushtimin rus, i cili filloi më shumë se dy vjet më parë. Por përçarjet politike në Uashington e kanë ngecur atë proces dhe ndihma prej 60 miliardë dollarësh mbetet e bllokuar në Kongres, për tmerrin e Kievit.

zelenskyy lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll