Bota

Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha unë president

Në një reagim në median sociale ‘Truth Social’, Trump theksoi se, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai vetë.

14 Prill 2024, 15:44 Nga E. D
Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Në një reagim në median sociale ‘Truth Social’, Trump theksoi se, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai vetë.

"Kjo nuk duhet të lejohej të ndodhte kurrë - kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President!, shkruan Trump ‘Truth Social’.

Sakaq, Joe Biden ka kërkuar një takim me liderët e G 7, ku përfshihen vendet më të industrializuara të botës ku do të diskutohen hapat e mëtejshme të situatës midis Izraelit dhe Iranit.

donald trump lufta në lindjen e mesme

Sondazh

Poll