Sport

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga Liverpool: "Kjo janë detyrat që më ka lënë gruaja të mësoj"…

Trajneri gjerman shpjegoi, se Ulla shpreson që ai të regjistrohet në klasa gatimi dhe kërcimi: "Kjo do të jetë hera e parë në jetën time, që nuk kam asnjë ide të vërtetë se çfarë do të bëj dhe kjo është pikërisht ajo që dua".

14 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pasi të

ANGLI - Liverpooli e ka ditur prej kohësh që Jürgen Klopp do të mbledhë gjërat e tij nga dollapi në ‘Anfield’ dhe do të largohet në fund të sezonit...

Nuk dihet se çfarë do të bëjë trajneri gjerman, ndonëse gjithçka tregon se për momentin ai do të bëjë pak pushim, një vit pas tetë vitesh plot tension dhe rraskapitje në stolin e skuadrës Reds. Pushim i merituar duke pasur parasysh bilancin e gjermanit në këtë periudhë të gjatë kohore. 

Së fundmi vetë trajneri ka treguar se çfarë ka në plan të bëjë, i ‘këshilluar’ nga bashkëshortja e tij. Dhe nuk ka të bëjë me futbollin. Ulla do ta kishte bindur atë të merrte kurse kërcimi dhe gatimi.

"Ka disa gjëra që Ulla dëshiron që unë t'i bëj, dhe unë duhet të mësoj të gatuaj dhe të kërcej. I thashë: "Ti nuk do që unë të bëj një pushim, sepse nëse e bëj, ti e di që do të punoj katër javë më vonë!”, shpjegon Klopp për “Sky Sports”. 

"Duhet të mësoj të gatuaj, në mënyrë që të paktën, të gatuaj edhe një mëngjes. Kjo do të jetë hera e parë në jetën time, ku nuk e kam idenë e vërtetë se çfarë do të bëj dhe kjo është pikërisht ajo që dua. Gjatë COVID kam bërë vezë të fërguara, por më pas harrova se si t'i bëja përsëri "private". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll