Sport

Ronaldo shihet me një orë rozë me diamante në dorë…zbulohet se ishte e Georginës!

Personi më i ndjekur në Instagram dhe lojtari i kombëtares së Portugalisë kishte vendosur një model të ri dhe të veçantë të Casio G-Shock, DW6900-1 që ka përmasa 53 mm me 50 mm diametër.

14 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Ronaldo shihet me një orë rozë me diamante në

SLLOVENI - Cristiano Ronaldo “shëtiti” në Lubjanë me një orë rozë me diamante! E gjithë kjo ndodhi para fillimit të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Portugalisë, dhe një ekspert i orave dha një shpjegim se çfarë ishte ajo orë në kyçin e dorës së Ronaldos:

“Një zgjedhje vërtet e pazakontë për një person të famshëm, por kjo ndoshta është dëshmi se ai “nuk di më çfarë të bëjë me paratë”. Duke lënë mënjanë shakatë, personi më i ndjekur në Instagram dhe lojtari i kombëtares së Portugalisë kishte vendosur një model të ri dhe të veçantë të Casio G-Shock, DW6900-1 që ka përmasa 53 mm me 50 mm diametër. Kjo orë e madhe është e mbuluar me diamante. Ora vjen me rrip gome rozë - shkruante faqja online e specializuar për ora dhe shtoi:

“Çmimi i kësaj ore nuk dihet dhe është vërtet e vështirë të vlerësohet sepse nuk kemi informacion për pastërtinë, fortësinë dhe cilësinë e diamanteve në G-Shock-un e tij. Supozimi ynë është se bëhet fjalë për një orë, çmimi i së cilës është rreth 5-10.000 euro .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sat na Ruci (@sat_na_ruci)

Dhe më pas ka pasur një sqarim nga një prej ndjekësve, i cili ka postuar rrëfimin e Georgina-s në të cilin ajo falënderon Christianon që i ka dhuruar pikërisht këtë orë!

Ronaldo shihet me një orë rozë me diamante në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll