Aktualitet

E zunë poshtë paletat në vendin e punës, ndërron jetë në spital 54-vjeçarja në Tiranë, arrestohet punonjësi i firmës

Viktimën e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike të cilat u rrëzuan gjatë sistemimit të tyre me një mjet pune pirun.

14 Prill 2024, 08:50 Nga r.ll
E zunë poshtë paletat në vendin e punës, ndërron
Foto ilustruese

TIRANË- Pas një aksidenti në vendin e punës, një 54-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një 56-vjeçar, punononjës të firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

Viktimën e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike të cilat u rrëzuan gjatë sistemimit të tyre me një mjet pune pirun. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

“U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

tirane aksident ne vendin e punes

Sondazh

Poll