Nis "aksioni" në Qerret me kamionat me rërë, shtohet plazhi për të vendosur më shumë shezllona (VIDEO)
pamje nga qerreti QERRET- Pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të plazhit në bregdetin shqiptar. Në pritje të çeljes...
Për këtë janë vënë në pranga tre persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
GRAMSH- Tre ambiente të përshtatura si sera ku po kultivoheshin 792 fidanë kanabisi janë zbuluar nga policia në Gramsh, në fshatin Katerlis.
Për këtë janë vënë në pranga tre persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një 32-vjeçar, me detyrë inxhinier mjedisi dhe për kryeplakun e fshatit, 61-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar fidanë narkotikë, referuan materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.
Në kuadër të këtij procedimi, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Katerlisi”.
Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:
-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
pamje nga qerreti QERRET- Pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të plazhit në bregdetin shqiptar. Në pritje të çeljes...
Foto ilustruese SPANJË- Një 33-vjeçari shqiptar i është bërë atentat mbrëmjen e djeshme në Marbella të ...
delin beqiri GREQI - Një 36-vjeçar shqiptar nga Bubullima e Lushnjes, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-...
Foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale....
Foto ilustruese TIRANË- Pas një aksidenti në vendin e punës, një 54-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë....
foto ilustruese SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit, një banesë në Shkodër është shkrumbuar nga fla...
foto ilustruese TIRANË- Pas mbështetjes që iu dha vjet fermerëve me subvencione direkte, sasia e lartë e grurit të prodhuar k...
ministria e jashtme TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve q&eu...
foto ilustruese TIRANË- Sipas MeteoAlb, orët e paradites, vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
foto ilustruese TIRANË- Nga të gjitha tendencat e dizajnit të zyrave ekziston një në veçanti që duket paksa e papë...