Aktualitet

Katër të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale/ Plagosi me thikë një person, vihet në pranga 40-vjeçari

Ndërkohë të tjerët akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje në market.  

14 Prill 2024, 08:58 Nga r.ll
Katër të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme
Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 36 vjeçar, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë të tjerët akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje në market.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

- J. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë gjatë ndalimit për kontroll, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

- E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën "Besim Alla;

- K. A., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

Materialet i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll