Bota

Sulmi me dronë nga Irani zgjati rreth 5 orë, Jordania dhe Izraeli rihapin hapësirën ajrore

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. 

14 Prill 2024, 08:54 Nga r.ll

 

Sulmi me dronë nga Irani zgjati rreth 5 orë, Jordania dhe Izraeli
Foto ilustruese

 

IZRAEL- Shtatë orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi se do të rihapë hapësirën e tij ajrore në orën 07:30 me orën lokale (04:30 BST), njoftoi autoriteti i aeroporteve të vendit.

Jordania ka njoftuar gjithashtu se do të rihapë hapësirën e saj ajrore pasi vendosi ta mbyllë atë të shtunën në mbrëmje, sipas televizionit shtetëror që citoi autoritetet jordaneze të aviacionit.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. 

lufta ne lindjen e mesme jordani izrael iran

Sondazh

Poll