Bota

Ishte vetëm një përgjigje? Irani tërhiqet: Çështja mund të konsiderohet e përfunduar

Izraeli në fillim të këtij muaji goditi një ndërtesë iraniane në kryeqytetin sirian Damask. Një zëdhënës ushtarak kishte thënë se Izraeli besonte se ndërtesa iraniane e goditur në sulm ishte një “ndërtesë ushtarake”.

14 Prill 2024, 07:32 Nga r.ll
Ishte vetëm një përgjigje? Irani tërhiqet:
foto ilustruese

TEHERAN- Irani thotë se sulmi i tij ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask dhe tha se çështja mund të konsiderohet e përfunduar.

Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se sulmi herët të së dielës ishte një përgjigje ndaj agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask.

DEKLARATA:

I kryer në fuqinë e nenit 51 të Kartës së OKB-së në lidhje me mbrojtjen legjitime, veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit sionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!

Izraeli në fillim të këtij muaji goditi një ndërtesë iraniane në kryeqytetin sirian Damask. Një zëdhënës ushtarak kishte thënë se Izraeli besonte se ndërtesa iraniane e goditur në sulm ishte një “ndërtesë ushtarake”.

lufta ne lindjen e mesme iran

Sondazh

Poll