Bota

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Borrell: Kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale

Borrell dhe BE-ja dënuan gjithashtu sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask, Siri.

14 Prill 2024, 07:29 Nga r.ll
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Borrell: Kërcënim i rëndë
josep borrell

BRUKSEL- Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit si një "përshkallëzim të paprecedentë".

“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit. Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale.", shkroi ai në platformën X.

Borrell dhe BE-ja dënuan gjithashtu sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask, Siri.

josep borrell lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll