Bota

Sulmi ndaj Izraelit, reagon Irani: Kundërpërgjigje ndaj krimit në konsulatën tonë në Siri

Po ashtu theksojnë se sulmi i tyre ka synim objektivat izraelite në territoret e pushtuara.

13 Prill 2024, 23:37 Nga I.A
Sulmi ndaj Izraelit, reagon Irani: Kundërpërgjigje ndaj krimit në
IRGC

IRAN- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin ndaj Izraelit. Në një dalje për mediat, Irani thekson se ky sulm është bërë si kundërpërgjigje pas sulmit ndaj konsullatës së tyre në Siri. Po ashtu theksojnë se sulmi i tyre ka synim objektivat izraelite në territoret e pushtuara.

“Ne filluam një operacion duke përdorur dronë dhe raketa në përgjigje të krimit të entitetit sionist për të shënjestruar konsullatën iraniane në Siri. Operacioni u krye me dhjetëra raketa dhe dronë për të goditur objektiva specifike në territoret e pushtuara”, thuhet në deklaratë.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

irgc lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll