Bota

"Zien" nga tensionet Lindja e Mesme, Irani nis sulmin me rreth 50 dronë në Izrael

Për shkak të tensioneve në rritje, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që tashmë e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania. 

13 Prill 2024, 22:03 Nga r.ll
"Zien" nga tensionet  Lindja e Mesme, Irani nis sulmin me rreth 50
foto ilustruese

IZRAEL- Sirenat e luftës po tingëllojnë në Lindjen e Mesme, me sulmin e paralajmëruar nga Irani ndaj Izraelit që ka filluar të ndodhë. Sipas raporteve nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë, Teherani ka nisur dhjetëra sulme me të paktën 50 dronë që pritet të arrijnë në Izrael brenda disa orësh, raporton CNN.

Për shkak të tensioneve në rritje, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që tashmë e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania. Në fjalën e tij mes zhvillimeve shpërthyese, kryeministri izraelit deklaroi se vendi i tij është gati për një përgjigje ndaj Teheranit. 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi anulimin e të gjitha udhëtimeve dhe ngjarjeve shkollore për ditët e ardhshme dhe tha se forcat e armatosura janë në gatishmëri të lartë. Duke njoftuar masat në televizion, Haggari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e një gjendje gatishmërie.

lindja e mesme iran izrael

Sondazh

Poll