Bota

Irani kërcënoi me sulme Izraelin, Jordania mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

13 Prill 2024, 21:14 Nga r.ll
Irani kërcënoi me sulme Izraelin, Jordania mbyll
foto ilustruese

AMAN- Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raportuar mediat shtetërore. Avionët në hyrje, nisje dhe tranzit do të ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore. Ky veprim vjen mes kërcënimit të një sulmi iranian ndaj Izraelit, për të cilin SHBA paralajmëroi dje se mund të ishte "i afërt". 

Mes tensioneve të shtuara, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që lidhet me regjimin zionist (të Izraelit) afër Ngushticës së Hormuzit. Operatori i anijes, konsorciumi italiano-zvicerian “MSC” konfirmoi njoftimet se autoritetet iraniane kishin hipur në bordin e anijes së transportit.

Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë. Ai tha se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën".

jordani iran izrael

Sondazh

Poll