Bota

Tensionet në rritje/ Shtëpia e Bardhë: Dënojmë me forcë konfiskimin e anijes së mallrave me flamur portugez nga Irani

Tensionet janë tashmë të larta pasi Irani paralajmëroi se do të hakmerrej për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Siri në fillim të këtij muaji.

13 Prill 2024, 19:56 Nga r.ll
Tensionet në rritje/ Shtëpia e Bardhë: Dënojmë me
anija

SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Iranit të lirojë anijen e mallrave me flamur portugez që ka ndaluar ditën e sotme, duke shtuar se administrata e dënon me forcë konfiskimin.  

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të lirojë menjëherë anijen dhe ekuipazhin e saj ndërkombëtar. Duhet dënuar pa mëdyshje dhe ne do të punojmë me partnerët tanë për të kërkuar llogari nga Irani për veprimet e tij." tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se Marina e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kapi MSC Aries me flamur portugez, i cili po drejtohej në ujërat territoriale iraniane. Sipas IRNA, anija menaxhohet nga Zodiac Maritime, një kompani e lidhur me biznesmenin izraelit Eyal Ofer.

Tensionet janë tashmë të larta pasi Irani paralajmëroi se do të hakmerrej për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Siri në fillim të këtij muaji.

shba iran izrael

Sondazh

Poll