Irani kërcënoi me sulme Izraelin, Jordania mbyll përkohësisht hapësirën ajrore
foto ilustruese AMAN- Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raport...
Teleferiku transportonte turistët nga plazhi i Konyaltit deri në majën e malit Tunektepe, në lartësinë 618 metra me një platformë dhe restorant, nga i cili mund të shijohet pamja drejt gjirit të Antalias.

TURQI- Një udhëtim me teleferik në malet e Antalias në Turqi përfundoi në një makth për dhjetëra turistë. Një prej kabinave të teleferikut është përplasur me një shtyllë, duke bërë që ajo të hapet dhe më shumë se 30 pasagjerë të rrëzohen në shpatin shkëmbor të malit. Një person ka mbetur i vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur, ndërsa së fundmi janë shpëtuar edhe të 174 personat që ndodheshin në ajër të bllokuar.
Operacioni i shpëtimit zgjati pothuajse një ditë ndërsa ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya konfirmoi se pasagjerët e bllokuar ishin shpëtuar. Pati një mobilizim të menjëhershëm të helikopterëve dhe më shumë se 2000 anëtarëve të njësisë speciale të reagimit ndaj katastrofave dhe alpinistëve që larguan të lënduarit dhe u ngjitën me litarë në kabinat e imobilizuara për të nxjerrë banorët jashtë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e së premtes, mes trafikut të rënduar për shkak të Bajramit në Turqi.
“Ne ishim shumë të frikësuar, sigurisht, çfarë mund të ndjenim tjetër? Për momentin jam më i qetë, po bërtisnim, po bërtisnim, por tashmë ka mbaruar”, tha një nga pasagjerët e shpëtuar.
Teleferiku transportonte turistët nga plazhi i Konyaltit deri në majën e malit Tunektepe, në lartësinë 618 metra me një platformë dhe restorant, nga i cili mund të shijohet pamja drejt gjirit të Antalias. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, teksa janë lëshuar urdhër-arreste për të paktën 13 persona.
foto ilustruese AMAN- Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raport...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të kthehet në Uashington të shtunën pasdite për konsultime urgjente me ekipin e t...
keshilli i europes SPANJË- Përfaqësuesit e partive spanjolle Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) dhe Partia Popullore (PP) jan&e...
anija SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Iranit të lirojë anijen e mallrave me flamur portugez që ka ndaluar dit&e...
foto ilustruese SERBI- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar pasditen e sotme në Zveçan një serb, i cili është nda...
mitrovice KOSOVË- Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të katër komunave në veri të Kosovës duke...
ash good me foshnjen AUSTRALI- Një sulm i përgjakshëm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Sidnej në një qendë...
KOSOVË- Sot shënohen 25 vite nga masakra e Studenicës dhe ajo e Llashticës ku forcat serbe, me qëllim shfarosjen dhe spastrimin et...
foto ilustruese MAL I ZI- Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyj&eum...
foto ilustruese RUSI- Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mijë vdekje mes personelit ushtarak rus që kur filloi...