Bota

Ushtria izraelite: Gjendet i vdekur 14-vjeçari izraelit që u zhduk në Bregun Perëndimor duke kullotur delet

Është ende e paqartë se cili ishte shkaku i vdekjes, dhe IDF ende nuk ka dhënë prova se ky ishte një sulm terrorist.

13 Prill 2024, 16:17 Nga r.ll
Ushtria izraelite: Gjendet i vdekur 14-vjeçari izraelit që u zhduk
Binyamin Achimair

IZRAEL- Një djalë 14-vjeçar izraelit, Binyamin Achimair, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bregun Perëndimor të pushtuar, është gjetur i vdekur. Lajmin e dhanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. 

“Binyamin Achimair u zhduk dje në mëngjes (e premte) dhe u vra në një sulm terrorist. Ngjarja është nën shqyrtim. Forcat e sigurisë po vazhdojnë ndjekjen e atyre që dyshohen se kanë kryer sulmin”, thuhet në deklaratë. 

Është ende e paqartë se cili ishte shkaku i vdekjes, dhe IDF ende nuk ka dhënë prova se ky ishte një sulm terrorist. Sipas CNN Achimair ishte duke kullotur delet rreth një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor verior dhe u pa për herë të fundit në zonën e Malachei Ha'Shalom para se të zhdukej.  

Qindra kolonë të armatosur izraelitë sulmuan fshatin Al-Mughayyir në Bregun Perëndimor të pushtuar të premten, duke i vënë flakën disa shtëpive dhe makinave dhe duke vrarë të paktën një palestinez, sipas zyrtarëve palestinezë.  Në përgjigje të një pyetjeje nga CNN, IDF tha se "trazira të dhunshme u nxitën në shumë vende në zonë" pas kërkimit për djalin.

bregu perendimor izrael binyamin achimair

Sondazh

Poll