Bota

Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, gjykata e Ferizajt cakton një muaj paraburgim për autorin e dyshuar

Detaje rreth rastit ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas Aliut, viktima dhe autori po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa 36-vjeçari ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.

13 Prill 2024, 15:11 Nga r.ll
Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, gjykata e Ferizajt
valon aliu

KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj të mitur. Ai akuzohet se ka kryer  veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari I procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë. Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me date 12 prill i është konfiskuar nga Policia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar conform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës, sipas Express.

Erona Cokli 21 vjeç, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Detaje rreth rastit ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas Aliut, viktima dhe autori po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa 36-vjeçari ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar dënim maksimal për vrasësin, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes. Edhe Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar ashpër këtë krim dhe ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se do të kujdeset që të ndërmarren të gjitha veprimet që u takojnë si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptohen të gjitha rrethanat dhe të ndërmerren veprimet sipas kompetencës.

valon aliu

Sondazh

Poll