Aktualitet

"Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të policisë”/ Tentuan të korruptojnë me para efektivët, arrestohen dy persona

Bëhet me dije se njëri prej tyre kishte thyer edhe arrestin shëpiak.

13 Prill 2024, 10:52 Nga S.B
"Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të
pamje nga ngjarja

TIRANË- Dy persona janë arrestuar për tentativë korruptimi të efektivëve të Policisë. Mësohet se dy persona përkatësisht të moshave 33 dhe 24 vjeç janë ndaluar nga Policia për tejkalim shpejtësie.

Dy të arrestuarit tentuan ti ofrojnë para policëve me qëllim shmangien e gjobës. Bëhet me dije se njëri prej tyre kishte thyer edhe arrestin shëpiak.

“Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të policisë” ishte fjalia e thënë nga një efektiv gjatë ngjarjes.

tirane policia korruptim

Sondazh

Poll