Aktualitet

Shqiptarët në Shqipëri ndjekin më pak mediat në Kosovë se anasjelltas

Përgjigjet tregojnë se 31% e qytetarëve të Kosovës ndjekim mediat në Shqipëri disa herë në javë ose çdo ditë, kundrejt 18,5% e shqiptarëve të Shqipërisë që ndjekin mediat e Kosovës me të njëjtën shpeshtësi.

12 Prill 2024, 22:37 Nga M.B
Shqiptarët në Shqipëri ndjekin më pak mediat në
Grafiku

TIRANA- Për të kuptuar bashkëveprimin mes qytetarëve në Shqipëri me ata në Kosovë dhe anasjelltas, pyetja e radhës që Barometri ju ka drejtuar të anketuarve është “sa shpesh ndiqni mediat e Kosovës / Shqipërisë në të gjitha format dhe formatet”.

Përgjigjet tregojnë se 31% e qytetarëve të Kosovës ndjekim mediat në Shqipëri disa herë në javë ose çdo ditë, kundrejt 18,5% e shqiptarëve të Shqipërisë që ndjekin mediat e Kosovës me të njëjtën shpeshtësi.

Të rinjtë 18-24 vjeç janë ata që ndjekin më pak mediat respektive të dy vendeve, krahasuar me moshat më të mëdha. Respektivisht 25.6% e të rinjve në Kosovë ndjekin mediat në Shqipëri dhe 4.5% e të rinjve në Shqipëri ndjekin mediat e Kosovës./ Euronews Albania

barometri

Sondazh

Poll