Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

13 Prill 2024, 09:51 Nga M.B
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 27-vjeçari në
Arma

TIRANA- Një 27-vjeçar me inicialet K. Xh., është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Tiranë

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar "Klienti". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohent 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në Kombinat, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

armembajtje pa leje

Sondazh

Poll