Aktualitet

Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë nuk zgjedhin të jetojnë në vendet respektive, arsyet

ga përgjigjet rezulton se 25% e shqiptarëve në Shqipëri njohin të afërm, shokë apo koleg, që jetojnë ose punojnë në Kosovë.

12 Prill 2024, 22:20 Nga M.B
Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë nuk zgjedhin të
Grafiku

TIRANA- Një tjetër pyetje e anketës së radhës në Barometrin e kësaj jave, për shqiptarët në Shqipëri dhe qytetarët në Kosovë, i ka vendosur ata të zgjedhin nëse kanë të njohur respektivisht në të dyja vendet.

“A keni të njohur, shokë, miq, kolegë, familjarë që jetojnë ose punojnë në Shqipëri /Kosovë”.

Është një pyetje që i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dyja vendet. Nga përgjigjet rezulton se 25% e shqiptarëve në Shqipëri njohin të afërm, shokë apo koleg, që jetojnë ose punojnë në Kosovë.

Ndërsa nga qytetarët e pyetur në Kosovë ata që njohin dikë të afërm, shok apo koleg që jetojnë ose punojnë në Shqipëri, janë 19,7% e të pyeturve./ Euronews Albania

barometri

Sondazh

Poll