Sport

Izraeli tani synon të marrë pjesë, pse jo edhe në 'Copa América'...

Federata e Futbollit të Izraelit po kalon një periudhë të trazuar për shkak të luftës me Hamasin

12 Prill 2024, 21:22 Nga DOSJA
Izraeli tani synon të marrë pjesë, pse jo edhe në 'Copa

IZRAEL - Federata e Futbollit të Izraelit (AFI) njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut), me shpresën që një ditë të marrë pjesë në Kupën e Amerikës.

Kontrata u nënshkrua nga presidentët përkatës të Federatës Izraelite, Moshe Zuares, dhe Konfederatës së Amerikës së Jugut, Alejandro Domínguez, i cili është gjithashtu një nga tetë nënkryetarët e FIFA-s. I pari më pas dërgoi një deklaratë për ‘The Athletic’ ku zbuloi ambiciet e tij.

“Ky është një moment emocionues dhe historik për AFI-në (…). Shpresoj që skuadra izraelite të marrë pjesë në një nga turnetë më të mëdhenj të organizuar nga CONMEBOL, ndoshta edhe në Copa América”, tha Zuares.

Historia e ekipit të Izraelit është transkontinentale...

Ishte një anëtar themelues i Konfederatës së Futbollit të Azisë dhe fitoi Kupën e Azisë në 1964, por 10 vjet më vonë u largua nga Konfederata, pasi disa ekipe të tjera refuzuan të luanin kundër tyre. Zyrtarisht do t'i bashkohej UEFA-s në vitin 1994, duke mos u kualifikuar kurrë në një kampionat evropian.

Që nga tetori i kaluar, Izraeli nuk ka luajtur në shtëpi, për shkak të konfliktit të luftës së vendit me Hamasin, me vendim të vetë UEFA-s.

Nëse konfirmohet pjesëmarrja e Izraelit në Kupën e Amerikës, kjo nuk do të ishte skuadra e parë jashtë kontinentit amerikan që merr pjesë në të - Japonia ka marrë pjesë në dy edicione dhe Katari në një.

Copa América këtë vit do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara me 10 ekipet që janë pjesë e CONMEBOL, së bashku me gjashtë të tjera nga CONCACAF (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll