Sport

Leicester shmang humbjen e pikëve, edhe pse ka thyer rregullat financiare…

Skuadra u akuzua nga Premier League, por pasi ranë nga kategoria sezonin e kaluar, tani nuk mund të sanksionohen më.

12 Prill 2024, 21:07 Nga DOSJA

Leicester shmang humbjen e pikëve, edhe pse ka thyer rregullat

ANGLI - Liga angleze e futbollit (e cila drejton kampionatet angleze nga niveli i dytë në atë të katërt - EFL) konfirmoi këtë të premte, se Leicester nuk do të humbasë pikë këtë sezon, ndërsa ‘Dhelprat’ janë në një luftë të ashpër në Championship për ngjitjen në Premier League.

Në një deklaratë, EFL shpjegoi: "Pas marrjes së këshillës ligjore, EFL ka konfirmuar se ndërsa dëshiron të respektojë çdo vendim nga një komitet disiplinor i Premier League (dhe anasjelltas) për të zbritur pikë nga EFL, EFL nuk e ka atë fuqi sipas rregulloreve.”

Kur klubi u akuzua për thyerjen e rregullave të qëndrueshmërisë financiare të Premier League, ku klubi ishte nga 2014 deri në 2023, EFL donte të aplikonte një zbritje pikësh gjatë sezonit aktual.

Në përgjigje, Leicester njoftoi se do të padiste Premier League dhe EFL. Në reagim ndaj lajmeve të kësaj të premte, klubi kritikoi edhe një herë qëllimin fillestar të EFL-së për të “dëshiruar të veprojë jashtë rregullave të saj” dhe vlerësoi vendimin e marrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll