Politike

Ngërçi në Kushtetuese, ish-ministri Halimi zbulon komentet e Komisionit të Venezias: Kush ka prioritet në kushte jonormale

21 Nëntor 2019, 17:26 Nga DOSJA
Ngërçi në Kushtetuese, ish-ministri Halimi zbulon komentet e

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Eduart Halimi ka publikuar qëndrimin dhe disa komente të Komisionit të Venezias të bëra në vitin 2016 në lidhje me emërimet e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në një status në rrjetet sociale, Halimi shkruan se në situatë normale 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Ndërsa shton më tej se në situatë jonormale, Komisioni i Venecias ka parashikuar sipas Halimit se zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica.

Me anë të këtij statusi, Halimi ka dashur të nënvizojë se Komisioni i Venezias u jep prioritet emërimit të gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore pasi kjo ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë.

Statusi i Eduart Halimit

Ja cfare thoshte Komisioni i Venezias ne lidhje me zgjedhjen e antareve te GJK ne kushte normale ….ne kushte jo normale, deduksioni behet i qarte…

#nocoment

Strasburg, 14 Mars 2016

Opinion Nr. 824 / 2015

CDL(2016)009* Or. Shqip

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT (KOMISIONI I VENECIAS)

PROJEKT OPINIONI PËRFUNDIMTAR

PËR PROJEKT NDRYSHIMET E RISHIKUARA KUSHTETUESE PËR GJYQËSORIN

(TË 15 JANARIT 2016) TË SHQIPËRISË
Miratuar nga Komisioni i Venecias në Mbledhjen Plenare të 106-të
(Venecia 11 -12 Mars 2016)
në bazë të komenteve nga

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart halimi nis ringritja e gjykatës kushtetuese eduart halimi nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll