Politike

Kush e ‘kërcënoi’ zëdhënësin e presidentit, cilën ambasadë të huaj do të padisë Meta?

Nëse Meta po heton apo do të bëjë një padi penale për Ambasadën Amerikane, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i keq për vendin tonë...
Featured image of article: Kush e ‘kërcënoi’ zëdhënësin e presidentit, cilën ambasadë të huaj do të padisë Meta? Ilir Meta, president dhe Tedi Blushi, zedhenesi i Metes
Përditësuar:

TIRANË Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Meta tha se kërcënimi është bërë për një postim të Blushit të bërë paraditen e sotme, dhe se ka kërkuar që për këtë çështje të nisin hetimet. “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.”-shkruan Meta.

Por për cilën ambasadë po flet presidenti? Dosja.al vëzhgoi në rrjetet sociale, dhe dy në dy postime të ditës së sotme të zëdhënësit të Metës, flitet për ambasadat e huaja në Tiranë.

Postimi i parë është ai i mëngjesit, ku Blushi thoshte se  “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”, duke nënkuptuar bisedën 30 minutëshe me Palmerin. Ndërkohë që më tej, në postim përmes ironisë lihej të kuptohej se selia në rrugën e Elbasanit, përdoret nga Rama për në Xibrakë.

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”-reagoi Presidenca në mëngjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që pak orë më vonë, Blushi pati një postim të dytë në rrjetet sociale, ku përmend sërish ambasadën e SHBA dhe i kërkon Guri Leklotit që të merret aprovimi për të bërë publike bisedën e Metës me Palmer.

Postimi i Tedi Blushit:

Këto janë dy reagimet e zëdhënësit të Presidentit ditën e sotme në lidhje me ambasadat, por nuk mund të thuhet zyrtarisht se cilës ambasade i referohet kreu i shtetit, kur thotë se “kam kërkuar hetim të menjëhershëm”.

Por, ajo që dihet me siguri është se, nëse Meta po heton apo do të bëjë një padi penale për Ambasadën Amerikane, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i keq për vendin tonë…

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Kush e ‘kërcënoi’ zëdhënësin e presidentit, cilën ambasadë të huaj do të padisë Meta?

  1. Ju që shkruani këtë artikull e ke detyrim të na sqarosh ne lexuesve të portalit përse është lajm i keq për vendin tonë

    • Po ismet

Shto Koment