Bota

Gjendja e jashtëzakonshme në disa rajone në Rusi, përmbyten gati 12 mijë shtëpi, vazhdon të rritet niveli i ujit

Përmbytjet shkaktuan evakuime të mijëra njerëzve në rajonin e Orenburgut, që ndodhet rreth 1200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Moskës, pasi një digë në lumë shpërtheu javën e kaluar nën presionin e ujërave në rritje.

12 Prill 2024, 13:20 Nga N.F

 

Gjendja e jashtëzakonshme në disa rajone në Rusi, përmbyten
Përmbytjet

RUSI- Gati 12,000 shtëpi janë përmbytur në një rajon rus në kufi me Kazakistanin pasi niveli i ujit në lumin Ural vazhdon të rritet dhe kërcënon më shumë përmbytje. Përmbytjet shkaktuan evakuime të mijëra njerëzve në rajonin e Orenburgut, që ndodhet rreth 1200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Moskës, pasi një digë në lumë shpërtheu javën e kaluar nën presionin e ujërave në rritje.

Në lidhje me ngjarjen autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon. Në një konferencë  me presidentin Vladimir Putin, guvernatori i Orenburgut, Denis Pasler raportoi se gjithsej 11,972 shtëpi janë përmbytur, si dhe 16 objekte mjekësore shtetërore. Më tej ata shtuan se 3,600 shtëpi janë në rrezik të përmbytjeve të menjëhershme pasi nivelet e ujit vazhdojnë të rriten.

Situata është më e rëndë në qytetin e Orenburgut, kryeqyteti administrativ i rajonit ku niveli i ujit në lumin Ural arriti një kulm historik prej 10.87 metrash. Gjithsej 7,800 njerëz janë evakuuar nga zonat e përmbytura deri më tani. Dëmi i përgjithshëm nga përmbytjet vlerësohet të kalojë 428 milionë dollarë.

 

 

rusi permbytje gjendje e jashtezakonshme

Sondazh

Poll