Bota

"Hakmerret" Rusia, dëbon ambasadorin slloven pak ditë pasi Sllovenia dëboi një diplomat rus 

Lajmin për dëbimin e tij e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë të premten. Ky njoftim vjen pak kohë pasi Sllovenia ka dëbuar një diplomat rus.

12 Prill 2024, 12:41 Nga N.F
"Hakmerret" Rusia, dëbon ambasadorin slloven pak ditë pasi
Foto ilustruese

RUSI- Rusia e ka dëbuar ditën e sotme një diplomat slloven. Lajmin për dëbimin e tij e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë të premten. Ky njoftim vjen pak kohë pasi Sllovenia ka dëbuar një diplomat rus.

Mësohët se ministria ruse pas dëbimit të ambasadorit slloven i ka thënë atij se Sllovenia është përgjegjës për shkatërrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekst të qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, thuhet në komunikatë.

Sllovenia dëboi një diplomat rus më 21 mars për veprimeve në jo në përputhje me statusin diplomatik.

rusia sllovenia debim diplomat

Sondazh

Poll