Bota

Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.

12 Prill 2024, 11:38 Nga N.F

Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në

KOSOVË- Procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.

”Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”.

proces i berlinit serbia

Sondazh

Poll