12 Prill 2024, 11:13
Nga r.ll
minat
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion policor të koduar "All in", me qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së armëve dhe shitjes së minave me telekomandë.
Pas operacionit ka përfunduar në pranga dy persona, një është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.
Gjithashtu janë sekuestruar 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare "Tempulli 2" dhe "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "All in".
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.
Gjatë operacionit:
U kap një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tempulli 2";
U godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve;
U godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike;
U godit një rast i mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat dyshohet se do të shiteshin te grupet kriminale.
Sekuestrohen 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe "Sundimi i ligjit", për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "All in".
Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
▫️Gjithashtu, në kuadër të operacionit "All in", Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën "Besim Alla". Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.
Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:53
r.ll
DURRËS- Pas një viti hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi", ku kanë përfunduar në pranga zy...
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:38
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga Policia e Shtetit p&eu...
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:20
N.F
Pamje nga arrestimi
LEZHË- Ditën e djeshme është arrestuar vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë, Armando Ndr...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
N.F
Olsian Çela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
r.ll
alda klosi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi. Në pasuritë e konfisku...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
r.ll
altin dumani
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:55
r.ll
pamje nga arrestimi
VAU I DEJËS- Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vaun e Dejës, pasi lëvizte...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:46
r.ll
takimi i keshillit kombetar të integrimit
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrim...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:11
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar në aeroportin e Manis...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:11
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Gonzato flet për DW mbi procesin e afrimit me BE. Lidhur me ligjin për zonat e...