Bota

FOTOT/ Brenda ishullit luksoz të miliarderit Richard Branson, jepet me qera për shifrën marramendëse

Ishulli Necker i miliarderit po jep me qira oazin e tij luksoz tropikal për një natë marramendëse prej 118,500 dollarësh.

11 Prill 2024, 16:26 Nga S.B
FOTOT/ Brenda ishullit luksoz të miliarderit Richard Branson, jepet me qera
Ishulli i Richard Branson

KARAIBE- Biznesmeni britanik Richard Branson bleu një nga ishujt e virgjër britanikë për vetëm 120,000 dollarë në vitin 1979. Ishulli Necker i miliarderit po jep me qira oazin e tij luksoz tropikal për një natë me shifrën marramendëse prej 118,500 dollarësh.

Themeluesi i ‘Virgin Group’ ka mirëpritur një mori të ftuarish në pronën mahnitëse gjatë viteve, duke përfshirë të ndjerën Princeshë Diana dhe djemtë e saj, Princin Harry dhe Princin William, së bashku me Barack dhe Michelle Obama, Kevin Costner, Harry Styles, Kate Winslet, Oprah Winfrey dhe më shumë.

FOTOT/ Brenda ishullit luksoz të miliarderit Richard Branson, jepet me qera
Ishulli i Richard Branson

Tani, kushdo (me deri në 47 të ftuar) mund të qëndrojë në ishullin prej 74 hektarësh, nëse e lejon buxheti i tyre. Mysafirët në ishull do të banojnë në Shtëpinë e Madhe qendrore, një mega-rezidencë me 17 dhoma gjumi të mrekullueshme.

Prona luksoze është e rrethuar nga deti i pastër blu i Karaibeve dhe një shkëmb koral i gjallë, i përsosur për vizitorët për t'u eksploruar me snorkeling në vend. Vizitorët gjithashtu kanë mundësinë të japin me qira ishullin fqinj Moskito, i cili mund të pranojë 22 të ftuar.

Shërbimet do të jenë të mbuluara plotësisht nga një staf i përkushtuar duke përfshirë një kuzhinier privat, kujdestare shtëpie, banakier, profesionist tenisi, kapiten varke, punonjës të aktiviteteve dhe më shumë.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

karibe ishull

Sondazh

Poll