Aktualitet

VIDEO/ Bëri parakalim të gabuar në kthesë, gjobitet me 12 000 lekë të rinj shoferi në Elbasan

Verifikimi i ngjarjes erdhi përmes kamerave të sigurisë dhe pamjeve filmike, ku u konstatua se veprimi i shoferit ishte i rrezikshëm.

11 Prill 2024, 15:23 Nga S.B

VIDEO/ Bëri parakalim të gabuar në kthesë, gjobitet me 12

ELBASAN- Një person me inicialet G.T është gjobitur me 12 000 lekë të rinj pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ka kryer një parakalim të gabuar në kthesë. Verifikimi i ngjarjes erdhi përmes kamerave të sigurisë dhe pamjeve filmike, ku u konstatua se veprimi i shoferit ishte i rrezikshëm.

 

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit/Partneritet i vazhdueshëm Polici-qytetarë, për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Pas denoncimit nga një qytetar, në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, nëpërmjet pamjeve filmike ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar, në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet. 

Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

elbasan

Sondazh

Poll