Aktualitet

U kap me para të padeklaruara, procedohet 60-vjeçari në Kakavijë, sekuestrohen 25 mijë euro

Mësohet se është proceduar një 60-vjeçar pasi nuk kishte deklaruar paratë të cilat kishte me vete në dalje të Shqipërisë. 

11 Prill 2024, 14:35 Nga N.F
U kap me para të padeklaruara, procedohet 60-vjeçari në
Paratë e sekuestruara

KAKAVIJË- Ditën e sotmë është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të parave në Kakavijë. Mësohet se është proceduar një 60-vjeçar pasi nuk kishte deklaruar paratë të cilat kishte me vete në dalje të Shqipërisë. 

Më tej në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar 25 000 euro të cilat ishin të ishin të padeklaruara. Policia gjithashtu rikujton se dy ditë më parë është regjistruar edhe një tjetër rast ku u sekuestruan 8390 euro, 12300 franga zvicerane, 85000 fiorinta hungareze, 470 dinarë serb dhe 15 lingota floriri, të gjitha të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë/ Kontrolle intensive 24/7, për të goditur paligjshmëritë në kufi. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të parave sipas parashikimeve në ligj. Sekuestrohen 25 000 euro dhe procedohet penalisht 60-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së. 2 ditë më parë, Policia Kufitare e PKK Kakavije goditi një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilin sekuestroi 8390 euro, 12300 franga zvicerane, 85000 fiorinta hungareze, 470 dinarë serb dhe 15 lingota floriri, të gjitha të padeklaruara në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro. Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kakavije procedim sekeustrim policia

Sondazh

Poll