Art&Argëtim

“Nëse do të mund të martohesha, do ta bëja”/ Jennifer Garner tregon marrëdhënien e ngushtë që ka me kafenë

Me rastin e këtij eventi, aktorja ka folur për marrëdhënien e saj me kafenë dhe energjinë që ajo i jep.

8 Prill 2024, 18:06 Nga S.B
“Nëse do të mund të martohesha, do ta bëja”/
Jennifer Garner

SHBA- Marrëdhënia më e butë dhe më e mirë e aktores Jennifer Garner është me kafen. Si pjesë e partneritetit të saj afatgjatë me ‘KitchenAid’, Garner ka prezantuar koleksionin e ri të KitchenAid Espresso, me aparate kafeje gjysmë automatike dhe automatike.

“Nëse do të mund të martohesha me kafen, do ta bëja”, tha aktorja me shaka për PEOPLE. "Unë e dua kafen."

Me rastin e këtij eventi, aktorja ka folur për marrëdhënien e saj me kafenë dhe energjinë që ajo i jep.

Unë stërvitem gjithmonë shumë herët dhe më duhet një kafe para kësaj për të filluar dhe zakonisht është një amerikano. Pasi të stërvitem, ndihem sikur meritoj një shpërblim, kështu që pastaj pi kapuçinon time. Dhe pastaj me siguri do të pi një kafe më shumë në mesditë.” tha aktorja.

Kur e piu kafen e saj të parë? Siç kujton ajo ishte pak më e madhe se vajza e saj.

“Me siguri isha 23 vjeç. Unë jetoja në New York dhe u mblodhëm për të diskutuar rolet tona në një film. I gjithë kasti porositi latte. Nuk kisha pirë kurrë një latte. Erdhi në një filxhan të madh dhe u ndjeva shumë në siklet.” shtoi Garner.

Ajo shton: Më duhej të anuloja audicionin sepse piva aq shumë kafe saqë më duhej të shkoja në shtëpi të shtrihesha dhe të merrja veten. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë.

jennifer garner kafe

Sondazh

Poll