Art&Argëtim

John Cena rikthehet në Wrestlemania, por fansat po flasin vetëm për një gjë

Fansat mbetën duke folur për flokët e 46-vjeçarit 16-herë kampion botëror.

8 Prill 2024, 17:26 Nga S.B
John Cena rikthehet në Wrestlemania, por fansat po flasin vetëm
The Rock dhe John Cena

SHBA- Legjenda e WWE, John Cena bëri një rikthim tronditës në Wrestlemania 40 brenda natës por fansat e ikonës mbetën duke folur vetëm për një gjë. Ndeshja e fundit zyrtare e Cenës në WWE ishte në një humbje shokuese kundër Solo vitin e kaluar, dhe që atëherë ai nuk ishte shfaqur para një publiku të drejtpërdrejtë.

Disa sekonda më vonë, The Rock do t'i bashkohej argëtimit dhe do të shikonte Cenën në mes të ringut në një moment tjetër legjendar të Wrestlemania. Fansat mbetën duke folur për flokët e 46-vjeçarit 16-herë kampion botëror.

John Cena rikthehet në Wrestlemania, por fansat po flasin vetëm
John Cena

Rjeti social X u mbush me komente për flokët e rëna të Cenas, pasi njëri shkroi: John Cena është disi më tullac se The Rock.

Fansat e kuptuan gjithashtu faktin se Cena vazhdoi të përpiqej t'i lëmonte flokët në një përpjekje të dështuar për t'i fshehur ato, diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

“Të mos harrojmë faktin që John Cena vazhdonte të përpiqej të mbulonte tullacllëkun duke i kaluar gishtat nëpër flokë” tha një fans.

John Cena rikthehet në Wrestlemania, por fansat po flasin vetëm
John Cena

Para disa vitesh ishte përfolur se Cena kishte bërë një transplant flokësh, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga legjenda e mundjes.

the rock wwe john cena

Sondazh

Poll