Art&Argëtim

E pazakontë në Britani/ Aktorja zhvishet gjatë intervistës në radio, pranon se e bëri për hir të artit (VIDEO)

Ashley Roberts më pas ndërhyri duke thënë: Ajo duket e mrekullueshme.

8 Prill 2024, 16:21 Nga S.B
E pazakontë në Britani/ Aktorja zhvishet gjatë intervistës
Amanda Holden

BRITANI- Aktorja britanike Amanda Holden nuk ka ngurruar të zhvishet gjatë një spektakli, për hir të artit. E ftuar në emisionin “Heart Breakfast Show”, anëtarja e njohur e jurisë së “Britain's Got Talent” është kujdesur që të ndihmojë dy prezantueset në një projekt.

Bashkë-prezantuesit e emisionit radiofonik, Jamie Thickston dhe Ashley Roberts donin ta pikturonin atë lakuriq. Ajo pa asnjë hezitim ka hequr të gjitha rrobat dhe ka pozuar para tyre.

Moderatori Jamie Thixton tha: Shpërqëndruese... Amanda është në cep të studios pa rroba, jo hera e parë sigurisht, por për ne të tjerët...

Ashley Roberts më pas ndërhyri duke thënë: Ajo duket e mrekullueshme.

Jamie Thickston më pas i tha me shaka Amanda Holden: A mund të veshësh diçka në pjesën e sipërme sepse po na shpërqendron pak.

amanda holden britani

Sondazh

Poll