Aktualitet

Aksident në Lushnje, humb jetën 44-vjeçari, niset drejt Traumës një 22-vjeçar i plagosur rëndë (EMRI)

Viktima quhet Gëzim Allpiçi dhe humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një 22-vjeçar i quajtur Ismail Osmani.

11 Prill 2024, 07:35 Nga N.F
Aksident në Lushnje, humb jetën 44-vjeçari, niset drejt
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Çerm Sektori në Lushnjë. Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 44-vjeçar.

Viktima quhet Gëzim Allpiçi dhe humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një 22-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa pritet një konfirmim edhe nga policia në lidhje me ngjarjen.

lushnje aksident viktime

Sondazh

Poll