Aktualitet

Plagosja në Shkodër, reagon policia: U qëllua një 17-vjeçar

Në vitin 2022 atij i është djegur një makinë Audi ''A6'' dhe nga verifikimet rezulton se ka qenë djegie e qëllimshme. Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

10 Prill 2024, 21:35 Nga h.k
Plagosja në Shkodër, reagon policia: U qëllua një
Foto ilustruese

SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Shkodër, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës. Genti Dushku është përsoni që ka qëlluar ndaj 17 vjeçarit, Amarildo Gjergjit.

Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Genti Dushku është përsoni që ka qëlluar ndaj 17 vjecarit.

Në vitin 2022 atij i është djegur një makinë audi a6 dhe nga verifikimet rezulton se ka qënë djegie e qëllimshme

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e shkodres

Sondazh

Poll