Bota

Një sulm me thikë në Bordo të Francës, një i vdekur dhe një i plagosur

Mësohet se sulmuesi u vra nga policia.

11 Prill 2024, 09:23 Nga M.B
Një sulm me thikë në Bordo të Francës, një i
Foto ilustruese

FRANCA- Një burrë i armatosur me thikë goditi për vdekje një person dhe plagosi një tjetër të mërkurën në qytetin jugperëndimor francez të Bordos. Mësohet se sulmuesi u vra nga policia. Policia fillimisht nuk mendoi se sulmi ishte i lidhur me një akt terroris.

Sulmi ndodhi pranë brigjeve të lumit Garonne në Bordeaux qendrore. Një video në mediat sociale tregoi policinë duke qëndruar pranë një trupi të mbuluar me një batanije të bardhë. 

Më pak se katër muaj para Lojërave Olimpike, Franca është në gjendjen më të lartë të sigurisë. Një ndeshje futbolli mes Paris St-Germain dhe Barcelonës në kryeqytetin francez të mërkurën mbrëma u zhvillua nën masa të forta sigurie pas një kërcënimi nga Shteti Islamik.

sulm me thike ne france

Sondazh

Poll