Politike

Spartak Ngjela: Meta i ka shpallur luftë SHBA-së me një fishek, në një vend demokratik do ishte shkarkuar

21 Nëntor 2019, 13:21 Nga DOSJA
Spartak Ngjela: Meta i ka shpallur luftë SHBA-së me një fishek,

Tiranë-Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se në një vend demokratik me këtë situatë do të ishte shkarkuar Presidenti i vendit.

Sipas Ngjelës pasi Kuvendi të shkarkojë Presidentin, ky i fundit  nuk ka forcë juridike derisa të dalë para Gjykatës Kushtetuese.

Avokati thekson se si Berisha dikur, edhe Meta sot do të kenë të njëjtin fund, sepse kanë sfiduar SHBA, partnerin kryesor strategjik të Shqipërisë.

Reagimi:

Çfarë do të ndodhte me një president të tillë në një vend demokratik?
Do të shkarkohej nga Parlamenti sa më shpejt, dhe do të priste derisa të mblidhej Gjykata Kushtetuese. Pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti i Republikës nuk ka forcë juridike derisa të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Kjo vendos pastaj: kthehet apo nuk kthehet Presidenti sërish në zyrë me kompetenca të plota.
Po Rama dhe mazhoranca, ku janë?

Kurse Sali Berisha vajti dje ta uronte Metën për antiamerikanizmin e tij, dhe Meta sot i shpalli luftë Amerikës me një fishek.
Edhe Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek në vitin 1996-1997, por fluturoi si një rreckë e flakur. Tani e paska shpresën te fisheku i Metës. Dhe te lufta për sovranitet që na paska hapur Meta.
Duhet të kujtohemi: tragjedinë nga komedia e ndan një diç shumë i vogël. Kurse Saliu, mirë që harroi vitin 1997, por, siç duket, paska harruar edhe Brian Yi-në që e nxori me forcë e si një gogël nga çadra në vitin 2017.

Por Meta po kërkon sovranitet.
E dini se çfarë është “sovraniteti Meta”? Sovraniteti Meta është që Meta dhe çerrdhja e madhe e hajdutëve që kanë grabitur shqiptarët në 29 vjet, të sundojnë shqiptarët me paratë që ata iu kanë grabitur shqiptarëve.
E pra, për aleatët tanë të mëdhenj kjo është komedi. Ndërsa për Metën e kompani, kjo është tragjedi.
Por, të gjithë këta të korruptuar e krijuan vetë tragjedinë e tyre: këta vodhën para për të arritur lumturinë, dhe kapën shkatërrimin e tyre tërësor.
Kështu do të shkruajë historia për ta.

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur me tone të ashpra kundër disa ambasadorëve duke i quajtur ata palaço. Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta spartak ngjela ilir meta spartak ngjela

Sondazh

Poll